4488 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Gërvalla takon homologen e saj suedeze Ann Linde


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka takuar sot ministren e Jashtme të Suedisë, znj. Ann Linde në kuadër të takimeve me kryediplomatë dhe krerë shtetëror në margjina të Asamblesë̈ së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. 

Gjatë këtij takimi homologet patën rastin të flasin për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.
Gjithashtu biseduan për çështje evropiane dhe rajonale duke u fokusuar në zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ministrja Gërvalla e informoi ministren Linde se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel, dhe tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë.

Foto Galeria