4493 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Gërvalla takohet me Presidenten e Komisionit Evropian, flasin për rrugën e Kosovës drejt BE-së


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në aeroportin e Prishtinës Presidenten e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, e cila po qëndron në Kosovë.

Gjatë bisedës, temë qendrore ishte rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. 

Ministrja Gërvalla theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës evropiane. 

Po ashtu, ajo e njoftoi Presidenten e Komisionit Evropian lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila ka nxitur reforma të nevojshme që e përafrojnë vendin me standardet e BE-së.

Në takim është diskutuar edhe lidhur me bashkëpunimin rajonal. 

Në këtë pikë ministrja Gërvalla ritheksoi përkushtimin e Kosovës në kuadër të Procesit të Berlinit, duke vënë në pah që proceset e bashkëpunimit rajonal kanë të ardhme vetëm atëherë kur garantohet trajtimi i barabartë i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu është diskutuar edhe lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, dhe ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e BE-së në këtë pikë.

Foto Galeria