4554 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Gërvalla pret në takim ambasadorin e ri të ShBA-ve Jeffrey Hovenier

Prishtinë,  10 janar 2022 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), z. Jeffrey Hovenier, i cili i dorëzoi kopjet kredenciale tek ministrja.

Ministrja Gërvalla uroi ambasadorin Hovenier për detyrën e re dhe i shprehu mirëseardhje në Kosovë, në shtetin më pro amerikan, qeveria dhe qytetarët e të cilit e kanë prioritet kultivimin dhe avancimin e bashkëpunimit, partneritetit dhe miqësisë së fortë me ShBA-të.

Në një atmosferë tejet miqësore bashkëbiseduesit kanë biseduar rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë, politikës së jashtme dhe raporteve bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-ve.

Nga ana e tij ambasadori Hovenier ritheksoi qëndrimin mbështetës të ShBA-ve ndaj Kosovës.

Foto Galeria