4658 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Ahmeti pret delegacionin hungarez, përuruojnë hapjen e Konsullatës së Nderit në Prizren

Prizren, 4 maj 2022 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, priti sot në drekë pune delegacionin nga Hungaria, të drejtuar nga Sekretari i Shtetit për Çështje të Sigurisë, Peter Sztaray, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i Hungarisë në Republikën e Kosovës, z. Jozsef Bencze, zëvendës ambasadori z. Bela Bozsik dhe zyrtarja e Deskut për Kosovë, znj. Lili Bogch.

Në takim u vlerësuan lartë raportet mes të dyja vendeve.

 Z. Ahmeti falëndroi z. Sztaray për bashkëpunimin e frytshëm dhe gatishmërinë për zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve. Në takim u diskutua edhe për aktivitetet e përbashkëta ekonomike, si organizmi i forumit të përbashkët ekonomik që pritet të mbahet në fund të vitit.

Vëmendje e veçantë iu dha situatës së sigurisë në rajon, nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë. Zëvendësministri Ahmeti njoftoi Sekretarin e Shtetit Sztaray për hapat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në kundërshtim të këtij agresioni dhe në mbështetje të qytetarëve të Ukrainës.

Agjenda u përmbyllë me hapjen e Konsullatës së Nderit të Hungarisë në Prizren, e cila do të drejtohet nga Konsulli i Nderit të Hungarisë, z. Irfan Daullxhiu. Në fjalën e tij, z. Ahmeti tha që hapja e kësaj Konsullate nuk është vetëm shenjë e raporteve të shkëlqyera mes të dyja vendeve, por edhe mundësi shtesë për thellimin e tyre.

Pas ceremonisë, z. Ahmeti dhe z. Sztaray, së bashku me delegacionet përkatëse, shprehën nderimet e tyre për Gjergj Kastriotin dhe Janos Hunyadi duke vendosur buçeta lulesh tek busti i tyre në Kishën Katolike në Prizren..

Foto Galeria