4726 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Republikën e Kosovës

Prishtinë, 07 qershor 2022 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, priti në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Republikën e Kosovës, z. Ronan Gargan.

Zëvendësministri Ahmeti dhe ambasadori Gargan biseduan mbi raportet e shkëlqyeshme mes dy vendeve dhe shqyrtuan mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të tyre nëpërmjet bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si të ekonomisë, sigurisë e kulturës.

Zëvendësministri Ahmeti njoftoi ambasadorin për aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai theksoi se anëtarësimi sa më i shpejtë do të kishte efekte jashtëzakonisht të mira për të gjitha komunitetet që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Në fund, z. Ahmeti e falenderoi z. Gargan për mbështetjen e përhershme që Irlanda i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe zhvillim të brendshëm të vendit.

Foto Galeria