4735 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministria e Punëve te Jashtme dhe Diasporës nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me IPKO Foundation në Fushën e Diplomacisë Publike

Prishtinë, 15 qershor 2022 - Sot, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, dhe Drejtoresha Ekzekutive e IPKO Foundation, znj. Abetare Gojani, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi në fushën e diplomacisë  qytetare dhe digjitale në Prishtinë.

Ky memorandum ka për synim rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në diplomaci përmes programeve që kanë për qëllim forcimin e rolit të qytetarit diplomat, duke përdorur potencialin që ofron inovacioni teknologjik.

Bashkëpunimi është në linjë me qëllimet e MPJD-së në zhvillimin dhe forcimin e diplomacisë publike dhe qytetare të Republikës së Kosovës.

Foto Galeria