NJOFTIM – SHTYHET AFATI PËR APLIKIM
Shtyhet afati i aplikimit për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektpropozime të OJQ-ve (të regjistruara në Republikën e Kosovës apo në Diasporë) për organizimin e aktiviteteve dhe implementimin e projekteve në fushat e përcaktuara sipas thirrjes publike.
Afati për aplikim shtyhet edhe për 7 ditë pune, nga data 24.03.2022 deri me 01.04.2022.
Më hollësisht lidhur me thirrjen publike dhe formën e aplikimit, duhet të shkarkoni këto dokumente:
1. Thirrjen Publike;
2. Udhëzuesin për aplikim;
3. Formularët për aplikim;
4. Dokumentet tjera relevante të thirrjes publike.
Thirrja Publike është e hapur deri në datën 01.04.2022, ora lokale 16:00.
Përgjigjet e pyetjeve që lidhen me çështjet që kanë të bëjnë me thirrjen publike, mund të jepen në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: elis.badalli@rks-gov.net
Për më shumë, shiko formularët poshtë:
F9_Formulari i aplikacionit për projekt
F10_Formulari i propozim të buxhetit të projektit
F11_Forma e deklaratës për financimin e dyfishtë
F12_Formular i deklaratës së partneritetit