{"id":5634,"date":"2023-02-15T10:38:55","date_gmt":"2023-02-15T10:38:55","guid":{"rendered":"https:\/\/mfa-ks.net\/?p=5634"},"modified":"2023-02-16T10:54:50","modified_gmt":"2023-02-16T10:54:50","slug":"ministrja-gervalla-priti-ne-takim-ambasadoren-e-republikes-se-estonise-znj-janne-joesaar-ruusalu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/mfa-ks.net\/lajmet\/ministrja-gervalla-priti-ne-takim-ambasadoren-e-republikes-se-estonise-znj-janne-joesaar-ruusalu\/","title":{"rendered":"Ministrja G\u00ebrvalla priti n\u00eb takim Ambasadoren e Republik\u00ebs s\u00eb Estonis\u00eb, znj. Janne J\u00f5esaar-Ruusalu"},"content":{"rendered":"\n

Z\u00ebvend\u00ebskryeministrja dhe Ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs, znj. Donika G\u00ebrvalla-Schwarz priti Ambasadoren jorezidente t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Estonis\u00eb, znj. Janne J\u00f5esaar-Ruusalu, t\u00eb cil\u00ebs fillimisht i uroi mir\u00ebseardhjen duke v\u00ebn\u00eb theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb marr\u00ebdheniet e shk\u00eblqyera mes dy vendeve tona, bashk\u00ebpunimin dhe mb\u00ebshtetjen e Estonis\u00eb dh\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e Teknologjis\u00eb Informative si dhe zhvillimin dhe ngritjen e m\u00ebtutjeshme t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve tona ekonomike, diplomatike e kulturore. Ministrja G\u00ebrvalla fal\u00ebnderoi ambasadoren p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e fuqishme q\u00eb Estonia po i jep Kosov\u00ebs n\u00eb BE, n\u00eb NATO dhe n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n

Republika e Kosov\u00ebs ka orientim t\u00eb qart\u00eb euro-atlantik dhe punon \u00e7do dit\u00eb q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb objektivat e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, duke forcuar subjektivitetin dhe pozicionin e saj n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe duke trasuar rrug\u00ebn e saj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.<\/p>\n\n\n\n

Tem\u00eb e bised\u00ebs ishte edhe siguria n\u00eb Kosov\u00eb dhe rajon, roli destruktiv i Serbis\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb dhe cenimi i siguris\u00eb s\u00eb vendeve t\u00eb Baltikut dhe Evrop\u00ebs nga ana e Rusis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n

Ministrja G\u00ebrvalla theksoi se Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs garanton t\u00eb drejta shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gj\u00ebra sesa n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e tjera evropiane p\u00ebr t\u00eb gjitha komunitetet q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, dhe n\u00eb ve\u00e7anti komuniteti serb, i cili madje edhe brendap\u00ebrbrenda komuniteteve pakic\u00eb g\u00ebzon privilegje t\u00eb shumta. Kosova garanton respektimin e drejtave t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj, duke p\u00ebrfshir\u00eb respektimin e identitetit individual dhe kolektiv t\u00eb tyre, avancimin kulturor e arsimor t\u00eb t\u00eb gjitha komuniteteve.<\/p>\n\n\n\n

<\/p>\n\n\n\n

<\/p>\n\n\n\n

<\/p>\n\n\n\n

<\/p>\n\n\n\n

<\/p>\n\n\n\n

<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Z\u00ebvend\u00ebskryeministrja dhe Ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs, znj. Donika G\u00ebrvalla-Schwarz priti Ambasadoren jorezidente t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Estonis\u00eb, znj. Janne J\u00f5esaar-Ruusalu, t\u00eb cil\u00ebs fillimisht i uroi mir\u00ebseardhjen duke v\u00ebn\u00eb theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb marr\u00ebdheniet e shk\u00eblqyera mes dy vendeve tona, bashk\u00ebpunimin dhe mb\u00ebshtetjen e Estonis\u00eb dh\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e Teknologjis\u00eb Informative si dhe … <\/p>\n