Informata
Drejtor i Departamentit:
Albinot Bimbashi
Email adresa:
[email protected]
Numri kontaktues:
+383 300 200 77 171
Albinot Bimbashi
Email adresa:
[email protected]
Numri kontaktues:
+383 300 200 77 171
Misioni
Departamenti për Evropë, BE dhe Rajon ka për mision fuqizimin e subjektivitetit shtetëror ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe avancimin drejt anëtarësimit në BE përmes vendosjes dhe përforcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit bilateral me shtetet e kontinentit të Evropës, duke përfshirë shtetet në rajon, si dhe zhvillimin dhe koordinimin e politikave në nivel multilateral me institucionet e BE-së. Departamenti gjithashtu ka për qëllim të ofrojë informata për formësimin e qëndrimit të Republikës së Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me këto shtete, duke bërë analiza të rregullta dhe raporte të veçanta.
Përgjegjësitë
- Harton politikat për pozicionin e Kosovës karshi këtyre rajoneve gjeografike dhe me secilin vend specifik nga këto gjeografi;
- Harton analiza të ndryshme që lidhen me raportet dypalëshe dhe rishikon të gjitha memot, strategjitë dhe dokumentet analitike të përgatitura nga divizionet;
- Mban kontakte me misionet diplomatike të akredituara në Republikën e Kosovës;
- Bashkëpunon me Presidencën, Zyrën e Kryeministrit dhe me ministritë e linjës në lidhje me interesin e tyre për bashkëpunim dypalësh me shtetet relevante;
- Krijon një arkiv të komunikimit zyrtar në kuadër të ministrisë lidhur me marrëdhëniet bilaterale me shtetet e gjeografive që mbulon;
- Prioritizon marrëdhëniet dypalëshe me secilin prej shteteve në zonat gjeografike, të theksuara më lart, dhe ofron rekomandime për ministrinë lidhur me inicimin e negociatave për marrëveshjet dypalëshe me këto shtete;
- Siguron mirëmbajtjen e dosjeve bilaterale të shteteve që i mbulojnë divizionet e departamentit;
- Në baza ditore mbikëqyr punën e misioneve diplomatike dhe të përfaqësive të Republikës së Kosovës në zonat gjeografike të theksuara më lartë;
- Përgatit draftet e organogrameve të misioneve diplomatike çdo vit para se të shpallet kalendari i rotacionit për misionet në këto zona gjeografike;
- Përfaqësohet në trupat e përhershme dhe ad-hoc për shqyrtimin e shprehjes së interesit për përfshirje në rotacion dhe kontribuon veçanërisht në përzgjedhjen e diplomatëve për të shërbyer në zonat gjeografike të theksuara më lart;
- Përgatit draftin fillestar të vlerësimit të punës së shefave të misioneve dhe e dërgon te Sekretari i Përgjithshëm për vlerësim final.

Shënime
Për momentin nuk ka shënime për publikun nga ky departament.
Informata
Misioni
Përgjegjësitë
Shënime