Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Konferenca e 6-të
e Ambasadorëve

19—22 dhjetor 2022

Pjesëmarrësit

Agjenda

Lokacioni

Regjistrohu për pjesëmarrje

Mirë se vini në faqen zyrtare të Konferencës së 6-të të Ambasadorëve. Këtu është vendi ku duhet të regjistroheni duke i dhënë informacionet tuaja për pjesëmarrje.

Pasi të jeni regjistruar përmes formularit më poshtë, ju do të pranoni një konfirmim për procesimin e të dhënave përmes emailit.

Formulari i regjistrimit

Rreth konferencës:

#RKSAC22

Nga e hëna 19 dhjetor, deri të enjten, 22 dhjetor, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbledhë shefat e misioneve diplomatike në Konferencën Vjetore të Ambasadorëve për herë të parë që nga viti 2018.

Takimi vjetor me trupën diplomatike të Kosovës është një mundësi për diskutuar mbi sfidat dhe të arriturat, prioritetet dhe rolin që luan diplomacia e Kosovës në mbrojtjen e interesave të shtetit në rrafshin ndërkombëtar, mirëmbajtja dhe thellimi i partneriteteve strategjike me aleatët dhe mbështetësit e shtetit të Kosovës, si dhe promovimi aktiv dhe produktiv i Kosovës në të gjitha forumet, mekanizmat dhe institucionet ndërkombëtare.

Konferenca e 6-të e ambasadorëve do të jetë e strukturuar me fjalimet e Presidentit, Kryeministrit dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, bashkëbisedim me pjesëmarrësit nga ministritë, shoqëria civile dhe organizatat joqeveritare.

Rrjetet sociale:

Postimet e konferencës mund t'i gjeni përmes #RKSAC22 në të gjitha rrjetet tona sociale, ju këshillojmë që të përdorni të njejtin "hashtag" edhe në postimet tuaja.

Kontakti rreth konferencës:

Nëse keni pyetje ose kërkesë në lidhje me konferencën, ju lutem t'i drejtoni ato përmes emailit ose numrit të telefonit:

email: [email protected]
mobile: +383 200 77 135

Materialet Foto/Video

Këtu në vazhdimësi do të publikohen materialet foto dhe video nga konferenca.

Organizatori:

Ministria e Punëve të Jashtme
dhe Diasporës

Mbështetur nga:
Friedrich-Ebert-Stiftung Kosovo Office