Parashikon, paralajmëron, monitoron dhe menaxhon krizat dhe situatat emergjente jashtë vendit, atje ku ndodhen shtetasit e Republikës së Kosovës (fatkeqësi natyrore, epidemi, konflikte të armatosura, trazira socio- politike, atentate, sulme, rrëmbime, etj.);
Monitoron, përmbledh dhe shpërndan informacione në lidhje me situatat, emergjencat dhe krizat në tërë botën. Paralajmëron për ngjarjet që mund të kenë ndikim në sigurinë e bashkatdhetarëve jashtë vendit;
Ofron këshilla për udhëtime (përmes publikimeve të veçanta në portalin/ueb faqen e MPJD-së “Këshilla për udhëtime jashtë vendi”), në bashkëpunim të ngushtë me rrjetin diplomatik dhe konsullor jashtë vendit;
Analizon kërcënimet dhe rreziqet (politike, ekonomike, fetare, kriminale, terroriste, mjedisore, etj.) dhe siguron përgatitjen e planeve të veprimit ndaj krizave;
Ndihmon përfaqësitë e Republikës së Kosovës jashtë vendit. për t’i parandaluar dhe për t’i menaxhuar krizat;
Në bashkëpunim me të gjitha ministritë e linjës, të përfshira në menaxhimin e krizave (Ministra e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, etj.), u ofron mbështetje bashkatdhetarëve jashtë vendit që gjenden në një krizë ose situatë emergjente;
Në koordinim me Sekretarin e Përgjithshëm dhe me Kabinetin e Ministrit, në çdo kohë mund të rekomandojë zyrtarë përgjegjës për krijimin e një Task force ndër- departamentale, e cila vazhdon të funksionojë dhe të veprojë deri në fund të krizës. Në rast nevoje, mund të dërgohen ekipe përforcuese në vendngjarje, për t’i mbështetur ekipet në misione diplomatike dhe konsullore;
Siguron komunikimin me publikun përmes vendosjes së një platforme të përgjigjeve telefonike dhe të një numri të veçantë të shpërndarë nga MPJD-ja në medie dhe rrjete sociale;
Realizon misionin e saj në bashkëpunim të ngushtë me ministritë e linjës, agjencitë e inteligjencës, organizatat ndërkombëtare, shtypin, institucionet fetare, operatorët ekonomikë dhe tregtarë, rrjetin e shoqatave të ndryshme, etj.