Përgjegjësitë
- Mbulon fushën e marrëdhënieve dypalëshe me grupet gjeografike të shteteve në Amerikën Veriore, Qendrore dhe atë Jugore, si dhe rajonin e Karaibeve;
- Mban kontakte me përfaqësitë diplomatike të këtyre shteteve;
- Orienton politikat dhe harton strategjitë përkatëse në raport me këto rajone gjeografike dhe me secilin vend specifik nga këto gjeografi;
- Harton politikat për pozicionin e Kosovës karshi këtyre rajoneve gjeografike dhe me secilin vend specifik nga këto gjeografi;
- Harton analiza të ndryshme që lidhen me raportet dypalëshe dhe rishikon të gjitha memot, strategjitë dhe dokumentet analitike të përgatitura nga divizionet;
- Mban kontakte me misionet diplomatike të akredituara në Republikën e Kosovës;
- Bashkëpunon me Presidencën, Zyrën e Kryeministrit dhe me ministritë e linjës në lidhje me interesin e tyre për bashkëpunim dypalësh me shtetet relevante;
- Krijon një arkiv të komunikimit zyrtar në kuadër të ministrisë lidhur me marrëdhëniet bilaterale me shtetet e gjeografive që mbulon;
- Prioritizon marrëdhëniet dypalëshe me secilin prej shteteve në zonat gjeografike, të theksuara më lart, dhe ofron rekomandime për ministrinë lidhur me inicimin e negociatave për marrëveshjet dypalëshe me këto shtete;
- Siguron mirëmbajtjen e dosjeve bilaterale të shteteve që i mbulojnë divizionet e Departamentit;
- Në baza ditore mbikëqyr punën e misioneve diplomatike dhe të përfaqësive të Republikës së Kosovës në zonat gjeografike, të theksuara më lartë;