Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Lansohet Platforma “KosovaDiplo365”

Ndaje këtë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka lansuar sot platformën digjitale KosovaDiplo365, që synon angazhimin e qytetarëve diplomatë në kudër të Diplomacisë Publike të Kosovës. Platforma KosovaDiplo365 vjen si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe Fondacionit Ipko, përfshirë dhe angazhimin direkt të bursistëve të Programit për Diplomaci Qytetare (CDF).

Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti në fjalën e tij hyrëse, gjatë përurimin të kësaj platforme digjitale, theksoi rolin jetik që kanë qytetarët e Kosovës në lidhjen e Republikës sonë të re me botën.

“Qytetarët tanë janë burimi më i çmueshëm i Republikës sonë, dhe luajnë një rol jetik në transmetimin e kulturës, identitetit, trashëgimisë, sakrificës, historisë, dhe mbi të gjitha ri-ngritjes së Kosovës. Pra, janë pikërisht qytetarët tanë, ata që mundësojnë lidhjen tonë me botën”, tha kryeministri Kurti.

Ai ndër të tjera theksoi faktin se Kosova ka një grup në rritje të qytetarëve diplomatë, të cilët kanë marrë thuajse pavetëdijshëm përsipër përgjegjësinë përfaqësimit dhe promovimit të Kosovës, duke qenë shembulli më i mirë i qytetarit diplomat.

“Shembujt si Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, që sollën medaljet e arta olimpike në shtëpi, matematikanët e rinj që fituan medalje në garat prestigjioze botërore, juristët tanë të ardhshëm nga Universiteti i Prishtinës, që dallohen në mesin e juristëve nga universitetet me renome botërore, gratë profesioniste nga bota e kinematografisë si: Blerta Basholli, Antoneta Kastrati, Norika Sefa dhe Luàna Bajrami, që kanë lënë gjurmë përmes krijimtarive të tyre në botën e filmit, yjet famë botërore dhe origjinë nga Kosova si: Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max, që flasin për gjuhën, kulturën dhe jetën e tyre në Kosovë duke promovuar traditat dhe mikpritjen tonë; artistët si Petrit Halilaj, Sislej Xhafa dhe Fadil Berisha, pjesëtarë të komunitetit tonë të diasporës, të cilët përmes artit të tyre bënë që Kosova të njihet ndërkombëtarisht. E shumë, e shumë bashkatdhetarë të tjerë, të cilët çdo ditë e më tepër na bëjnë krenar si pjesë e shoqërisë dhe Republikës sonë”, tha kryeministri Kurti duke ri-theksuar se prioritet i Qeverisë, përmes përkushtimit dhe angazhimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, mbetet krijimi i një mjedisi ku qytetarët e Kosovës kanë mundësinë që të lidhen me botën, përmes sferave të ndryshme të jetës.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi tha se përmes platformës KosovaDiplo365, si pjesë e nismave në kuadër të Diplomacisë përmes angazhimit qytetar, po prezantohet një qasje e re e Diplomacisë Publike të Kosovës.

“Në vitin 2022 si MPJD, kemi punuar dhe ndërtuar një strategji dhe Departament të Diplomacisë Publike, për hërë të parë në historin e institucionit, me fokus tek qytetari diplomatë, për një dhe të vetmin fakt të pamohueshëm, atë se qytetarët tanë janë burimi më i vlefshëm që Kosova ka për t’u lidhur me botën dhe për të transmetuar rrugëtimin e saj deri tek shtet formimi dhe ndërtimi i një shoqërie demokratike, të orientuar drejt perëndimit”, tha zëvendësministrja Gashi.

Përmes KosovaDiplo365, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të ndajnë tregimet e arritjeve të tyre me botën, dhe në këtë formë të formësojnë marrëdhëniet e jashtme të Kosovës përmes rrëfimeve të tyre të cilat do të plasohen në baza ditore në platformë.

Në fund të konferencës së sotme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Fondacioni Ipko kanë nënshkruar letrën e zotimit të bashkëpunimit për fuqizimin e Diplomacisë Qytetare përmes platformës KosovaDiplo365, e cila është ideuar nga anëtari i Diasporës, z. Kushtrim Xhakli.

Lajmet e tjera

|