Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Mbahen konsultimet politike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi

Ndaje këtë

Sot, në Prishtinë u zhvilluan konsultimet politike në mes dy ministrive të punëve të jashtme të të dyja vendeve, nën udhëheqjen e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti dhe Sekretarit të Shtetit z.Milisav Raspopović.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, koordinimin shumëpalësh, bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimet e fundit botërore.

Fillimisht, Zëvendësministri Ahmeti e njoftoi z.Raspopović për progresin e Kosovës në vitet e fundit. Në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe u diskutua për marrëveshjet në proces si në fushën e drejtësisë, ekonomisë, infrastrukturës rrugore dhe ajrore me qëllim të thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Ndërsa, sa i përket bashkëpunimit shumëpalësh, u bisedua për integrimin evropian, përderisa me theks të veçantë u trajtua procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Zhvillimet e fundit rajonale dhe botërore ishin temë tjetër, ku u diskutua për ndikimin e tyre në rajonin e Evropës Juglindore, veçanërisht në aspektin e sigurisë.

Lajmet e tjera

|