Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Përmbyllet edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, çertifikohen 50 pjesëmarrës nga 30 shtete të botës

Ndaje këtë

Mbrëmë në një ceremoni solemne, u përmbyll me sukses edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës e organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Me këtë rast u çertifikuan 50 pjesëmarrës nga 30 shtete të botës.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse morën pjesë zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi, deputetja e Kuvendit të Kosovës Mimoza Kusari Lila, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra, si dhe ambasadorë dhe drejtorë nga MPJD.

Duke falenderuar pjesëmarrësit, zëvendësministrja Gashi ritheksoi se programi i Shkollës për Diplomaci të Diasporës është hartuar me qëllim të kultivimit dhe mbështetjes së krijimit të një rrjeti global të diplomatëve të karrierës, si dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre në fushën e diplomacisë së diasporës.

Përgjatë katër ditëve të programit të shkollës, pjesëmarrësit patën mundësi që të ndjekin ligjërata, trajnime e diskutime me fokus angazhimin e diasporës në marrëdheniet e jashtme dhe zhvillimin e vendit të tyre amë. Si dhe të njoftohen me njëri-tjetrin dhe kulturën vendore përmes vizitave kulturorore dhe pikave artistike të organizuara në kuadër të edicionit të parë të Shkollës për Diplomaci të Diasporës.

Programi i Shkollës për Diplomaci të Diasporës synon të shndërrohet në Program tradicional në kuadër të Akademisë Diplomatike të Kosovës dhe prezanton një qasje të re të qeverisjes qendrore për angazhimin dhe përfshirjen e pjesëtarëve dhe potencialot të diasporës në shtetin e tyre amë.

Lajmet e tjera

|