Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla në Tokio, takon drejtuesit e JICA-s dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Ndaje këtë

Përfundimi me sukses të lartë i projekteve, donacioneve dhe investimeve japoneze në Kosovë dhe realizimi i projekteve dhe investimeve të reja ishin temat kyqe të diskutimit në takimet e ndara të Ministres Gërvalla me drejtuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC).

Gjatë takimit në zyrat qendrore të JICA-s, Ministrja Gërvalla falënderoi drejtuesit e kësaj agjencie për mbështetjen e dhënë Kosovës ndër vite në rindërtim, ngritje të kapaciteteve humane dhe infrastrukturore, mbrojtje të mjedisit, menaxhim të mbeturinave dhe në fushën e përmirësimit të ajrit.

Në takim me përfaqësuesit e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Ministrja Gërvalla vuri në pah potencialin në fushën digjitale dhe të teknologjisë informative, si përparësi të rëndësishme të të rinjve, të cilat mund të shërbejnë si një mundësi e mirë e investimeve strategjike japoneze në Kosovë, në ngritjen e punësimit dhe përspektivës së të rinjve në Kosovë.

Bashkëpunimi i metejshëm në projekte të reja që kanë për synim zhvillimin ekonomik të Kosovës, shkëmbimin e studentëve dhe përvojave në fusha të caktuara, ishte fokusi i këtyre takimeve që Ministrja Gërvalla realizoi gjatë vizitës së saj zyrtare në Japoni.

Lajmet e tjera

|