Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla niset për vizitë zyrtare në Japoni, takim bilateral edhe me homologen Kamikawa

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, nesër nis vizitën zyrtare në Japoni, ku do të zhvillojë takime me Ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë, znj. Kamikawa, deputetë japonez, delegacionin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), delegacionin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), ambasadorë të shteteve të akredituar në Japoni, etj.

Gjatë këtyre takimeve Ministrja Gërvalla do të shpalosë progresin e Republikës së Kosovës në demokratizim, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe mundësi të investimeve strategjike në Kosovë.

Vizita e Ministres Gërvalla në Japoni është e një rëndësie të veçantë në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale me shtetin japonez, si në rrugën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ashtu edhe në fushën e ekonomisë, arsimit dhe digjitalizimit.

Lajmet e tjera

|