Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takon Ministrat e Jashtëm të Kroacisë, Portugalisë dhe Lihtenshtajnit, prioritet siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Ndaje këtë

Në takime të ndara, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, z. Gordan Grlic Radman, Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, z. João Gomes Cravinho si dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Lihtenshtajnit, znj. Dominique Hasler.

Gjatë këtyre takimeve, Ministrja Gërvalla i njoftoi homologët e saj rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, duke përfshirë sigurinë dhe tendencat destabilizuese të Serbisë, të cilat e rrezikojnë hapur sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë.

Bashkëpunimi në fushën e ekonomisë dhe mbështetja për Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në mekanizma ndërkombëtarë ishte gjithashtu pjesë e rëndësishme e diskutimit të frytshëm bilateral me Kroacinë, Portugalinë dhe Lihtenshtajnin.

Lajmet e tjera

|