Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla viziton Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në NATO, në fokus agjenda integruese

Ndaje këtë

Në kuadër të vizitës në NATO, Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe delegacionit të Republikës së Kosovës i është rezervuar një pritje e veçantë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në NATO, nga Ambasadori Ilir Gjoni dhe Përfaqësuesi Ushtarak në Komitetin Ushtarak, Gjeneral Ilir Pujo.

Fillimisht Ministrja Gërvalla është pritur në takim të përbashkët nga Ambasadori Gjoni dhe Gjenerali Pujo, për të vazhduar me tutje në një takim të përbashkët me strukturat civile dhe ushtarake të Shqipërisë në NATO.

Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla vlerësoi lartë rolin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor si dhe shprehu falënderimet për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën e saj të integrimit euroatlantik.

Ministrja Gërvalla përgëzoi Shqipërinë për të arriturat e fundit në fushën e sigurisë duke përfshirë inaugurimin e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë si një pikë e rëndësishme gjeostrategjikë jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë rajonin dhe me gjerë.

Lajmet e tjera

|