Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Ahmeti, takoi Përfaqësuesin Special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për Vendet e Ballkanit Perëndimor, z. Manuel Sarrazin

Ndaje këtë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, priti në takim Përfaqësuesin Special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për Vendet e Ballkanit Perëndimor, z. Manuel Sarrazin

Zëvendësministri Ahmeti i uroi mirëseardhje dhe e njoftoi z. Sarrazin me aktivitetet aktuale në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës. Po ashtu, të dy biseduan mbi rrugën evropiane të Republikës së Kosovës si dhe mbi bashkëpunimin rajonal.

Zëvendësministri Ahmeti e falënderoi z. Sarrazin për mbështetjen e Gjermanisë dhe e nënvizoi rëndësinë e suksesit në këto procese edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Lajmet e tjera

|