Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi zhvillon një sërë takimesh gjatë qëndrimit të saj në Kanada

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi gjatë qëndrimit në Kanada, ka zhvilluar takime të rëndësishme me përfaqësues të Senatit, Parlamentit federal, Grupin parlamentar të miqësisë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Nga radhët e parlamentit, zv.ministrja Gashi fillimisht takoi deputetët e grupit parlamentar të miqësisë Kosovë – Kanada, znj. Anita Vandenbeld, z. Yvan Baker, z. Sébastien Lamire dhe z. Kyle Seeback, të cilët i falenderoi për përkushtimin e tyre në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Po ashtu ata biseduan për tema me interes të përbashkët dhe mundësitë e bashkëpunimit diplomatik për avancimin e marrëdhënieve tona bilaterale.

Një tjetër diskutim, zv. ministrja Gashi pati me kryetarin e komisionit për mbrojte nacionale, z. John McKay, si dhe kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme dhe zhvillim ndërkombëtar, z. Ali Ehsassi, të cilët i informoi më shumë rreth progresit të Kosovës dhe situatës së sigurisë në vend. Gjithashtu, znj. Gashi përgjatë qëndrimit të saj takoi Senatorin kanadez, z. Peter Boehm, të cilin e informoi më shumë rreth aspiratave dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova dhe rajoni ynë në përgjithësi.

Zëvendësministrja Gashi ka prezantuar para një paneli në Institutin prestigjioz Macdonald në Otavë, progresin dhe rrugëtimin e Kosovës në formimin e një shteti me shoqëri demokratike, duke shërbyer si shembull pozitiv i zhvillimit të demokracive të reja në botë.

Lajmet e tjera

|