Menaxhon paratë e gatshme në MPJD, realizimin e avanseve për udhëtime zyrtare në SIMFK;
Përgatit raporte tremujore, gjashtëmujore, nëntëmujore dhe vjetore për shpenzimet buxhetore, bazuar në ligjin përkatës për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë dhe legjislacionin tjetër në fuqi;
Mirëmban dhe i përcjell shpenzimet buxhetore dhe, njëherësh, raporton për të gjitha çështjet e analizave financiare, duke sinjalizuar me kohë për tejkalimet e tyre;
Siguron që të jenë të vendosura sistemet dhe procedurat për të monitoruar secilin proces të shpenzimeve (nga inicimi deri te pagesa e faturave) dhe koordinimi i kalimit të urdhrave për zotim dhe të dokumenteve të tjera nga zyrtarët autorizues, Zyra e Prokurimit, certifikimi, te Departamenti i Thesarit;
Bën planifikimin, menaxhimin, realizimin, barazimin dhe raportimin e të hyrave të Ministrisë sipas njësive përkatëse;
Raporton të hyrat, koordinon, mbikëqyr dhe zbaton politikat për të hyrat, bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe aktet e tjera nënligjore të fushës përkatëse;
Siguron se menaxhimi dhe regjistrimi i pasurisë kontrollohet dhe mirëmban të gjitha informatat e nevojshme në pajtim me procedurat e përcaktuara ligjore, si dhe siguron zbatimin e standardeve të kontabilitetit për evidentimin dhe zhvlerësimin e pasurisë.