Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti takoi kryesuesen e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës, njëkohësisht edhe delegate në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, znj. Carmen Jeitler Cincelli

Ndaje këtë

Në ambientet e Parlamentit të Austrisë, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, takoi kryesuesen e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës, njëkohësisht edhe delegate në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, znj. Carmen Jeitler Cincelli.

Me znj. Jeitler u diskutua mbi raportet e shkëlqyera mes të dyja vendeve, të reflektuara së fundi edhe nga vizita e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Austrisë, z. Wolfgang Sobotka, në Republikën e Kosovës dhe nga konsultimet politike mes Ministrive të Punëve të Jashtme.

Z. Ahmeti njoftoi znj. Jeitler me përparimin e Republikës së Kosovës në indekset e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Si rezultat i këtij përparimi të vazhdueshëm, Republika e Kosovës suksesshëm kaloi fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Zëvendësministri Ahmeti falenderoi Austrinë për mbështetjen e madhe për aplikimin e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme dhe shprehu gatishmërinë për koordinim të ngushtë për fazat e tjera të procesit.

Lajmet e tjera

|