Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë ka organizuar pritje zyrtare me rastin e shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Ndaje këtë

Në mesin e shumë të pranishmëve kishte përfaqësues diplomatikë të shumë vendeve, pastaj autoritete vendore, përfaqësues politik, si dhe bashkëkombës nga Kosova dhe Shqipëria.

Ambasadori Mehdi Halimi ndër të tjera tha se Republika e Kosovës është një histori suksesi dhe se vendi ynë është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

Jemi krenarë që shohim përparimin e madh që ka bërë vendi ynë.

Prania juaj këtu, përveçse na nderon, dëshmon se kemi miq dhe se vlerësojmë miqësinë me të gjithë popujt dhe vendet e botës. Kosova është e përkushtuar fuqishëm ndaj parimeve të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, si vlera themelore mbi të cilat është themeluar Republika jonë.

Republika e Kosovës zyrtarisht ka dorëzuar vitin që shkoi aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE. Vendi ynë i përmbush kushtet formale për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe meriton plotësisht integrimin në Bashkimin Evropian,

#Kosova15 pasqyron vullnetin, kontributin dhe punën e secilit qytetar të Kosovës për fuqizimin e shtetit.

Shënimit e festimit të sukseseve të Kosovës, nuk kishte si ti mungonte personi që ka ranguar zërin shqiptar si më të suksesshmin në paraqitjen e saj në Eurovision. Këngëtarja Rona Nishliu ka përformuar para të pranishmëve, duke e bërë edhe më madhështore mbrëmjen e Pavarësisë.

Lajmet e tjera

|