Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Në Hagë u shënua 15 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Ndaje këtë

#Kosova15

Në një atmosferë festive, në mesin e shumë të ftuarve, ndër ta personalitete të njohura, ambasadorë, artist, miq e bashkëkombës, në Holandë u shënua 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Ambasadori Dren Doli në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se 17 shkurti është një datë krenarie për të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe një moment për të reflektuar mbi arritjet dhe progresin që duhet arritur në të ardhmen.

Duke i falënderuar mysafirët për pjesëmarrje, Ambasadori Doli ka theksuar se që nga shkurti 2008, Kosova ka ndërtuar një demokraci të fortë dhe të qëndrueshme, me një sistem ligjor modern dhe të fuqishëm, si dhe një ekonomi në zhvillim që arriti të befasojë skeptikët. Sipas tij, sot Kosova qëndron si një shtet krenar dhe i pavarur, me shpresë për të ardhme më të ndritshme dhe më të mirë për gjeneratën e ardhshme.

Pjesë e kremtimit ka qenë edhe grupi muzikor Don’t listen to your neighbors, i cili ka përformuar gjatë gjithë kësaj mbrëmje festive.

Lajmet e tjera

|