Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm organizoi ceremoni në nderim të 15 vjetorit të Pavarësisë

Ndaje këtë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm organizoi pritje diplomatike me rastin e shënimit të përvjetorit të 15 të Pavarësisë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të shumtë nga institucionet e vendit, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Stokholm, pjesëtarë të mërgatës, figura të shquara që janë pjesë e jetës politike, akademike e publike suedeze si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare dhe personalitete të botës së artit dhe kulturës.

Në fjalën përshëndetëse, ambasadorja Geci ka theksuar rëndësinë që ka kjo datë dhe ka nënvizuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Suedisë. Ajo ndër të tjera përmendi edhe disa figura eminente nga Kosova që jetojnë dhe veprojnë në Suedi e të cilët kanë arritje të larta në nivel shtetëror suedez por edhe në atë ndërkombëtar.

Meqë Suedia udhëheq me Presidencën e BE-së, me këtë rast, ambasadorja përmendi faktin se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe bëri thirrje që edhe Kosovës t’i hapet rruga për anëtarësim në BE, bazuar në meritokraci.

Himnet kombëtare të të dyja shteteve u intonuan nga sopranoja Ardita Ukaj përcjellur me piano nga Mërgim Gashi të cilët, mysafiret i argëtuan edhe me këngë tjera të bukura nga thesari ynë muzikor kombëtar.

Kësaj kremteje, bukurinë ia shtuan edhe veprat e ekspozuara të artit të piktorit Visar Ulaj nga seria e tij artistike e quajtur “Fosile”, ku ai kap fragmente të jetës së përditshme me teknikën e tij të veçantë.

Kjo ngjarje festive u organizua në Shtëpinë e Evropës/Europe House si shenjë e vullnetit të Kosovës për t’iu bashkuar familjes së madhe evropiane.

#Kosova15

Lajmet e tjera

|