Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Shënohet 15 vjetori i Pavarësisë të Republikës së Kosovës në Filadelfia

Ndaje këtë

#Kosova15 Për nder të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot në Filadelfia është bërë ngritja ceremoniale e Flamurit të Kosovës në sheshin e Bashkisë së Filadelfias.

Ambasadori Ilir Dugolli ka falënderuar autoritetet e Filadelfias dhe Shoqatën “Bijtë e Shqipes” për shënimin solemn të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Shënimi i 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Filadelfia dhe në shumë shtete dhe qytete anekënd Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dëshmi e miqësisë ndërmjet popujve tanë e rrënjosur në vlerat tona të përbashkëta”, ka thënë Ambasadori Dugolli, duke shprehur mirënjohje për kontributin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve dhe bashkatdhetarëve tanë për arritjen e pavarësisë dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Lajmet e tjera

|