Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Dakordim për bashkëpunim më të madh në integrim, zhvillim ekonomik dhe turizëm gjatë takimit me Ministren e Punëve të Jashtme të Andorrës

Ndaje këtë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Principatën e Andorrës, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka takuar Ministren e Punëve të Jashtme, znj. Imma Tor Faus, me të cilën u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin diplomatik në proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe atë bilateral në ekonomi, në shkëmbimin e përvojave në fushën e shërbimeve digjitale dhe të turizmit.

Lidhur me turizmin dhe duke marrë parasysh faktin se Andorra ka një përvojë të gjatë në fushën e turizmit, dhe sidomos të atij dimëror, dy ministret biseduan se si mund të lidhen ura bashkëpunimi në këtë fushë, ku një prej mundësive të përmendura ishte edhe krijimi i një modeli të bashkëpunimit, përmes të cilit studentë nga Kosova, të interesuar në fushën e gastronomisë dhe hotelerisë, do të mund të shkonin për të punuar për një sezon në Andorrë dhe për të mbledhur në këtë mënyrë përvojë të re dhe të nevojshme në këtë fushë.

Në këtë aspekt, Ministrja Gërvalla e njoftoi Ministren Tor Faus me situatën në Kosovë, rritjen e theksuar ekonomike dhe kapacitetin e madh të rinisë sonë, në veçanti në ofrimin e shërbime digjitale brenda dhe jashtë vendit.

Ministrja Gërvalla falënderoi homologen e saj për mbështetjen e dhënë në anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe rikonfirmimin e tyre që do të vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm Kosovën në rrugën e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Në fund të takimit bilateral, Ministrja Gërvalla ftoi Ministren e Punëve të Jashtme të Andorrës për të vizituar Kosovën, në 25 vjetorin e çlirimit dhe për të parë nga afër potencialin e madh të turizmit dhe zgjerimin e ofrimit të shërbimeve digjitale nga të rinjtë tanë për kompanitë e shteteve tjera.

Lajmet e tjera

|