Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ndaje këtë

Një sulm terrorist i kryer nga grupet kriminale të Serbisë vrau një zyrtar policor të Republikës së Kosovës në kryerje të detyrës, ndërsa plagosi dy të tjerë në Komunën Veriore të Zveçanit në Republikën e Kosovës. Kjo përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës. Ne, u bëjmë thirrje partnerëve tanë ndërkombëtarë, që të dënojnë sulmet e sotme terroriste dhe përpjekjet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe rajon në termat më të fortë të mundshëm. Teksa jemi të pikëlluar me humbjen e oficerit tonë të rënë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të mbështetur sundimin e Ligjit dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit tonë. Mbështetja e dhunës dhe terrorizmit nga Serbia paraqet një shkelje flagrante të sigurisë tonë kombëtare dhe Ligjeve, parimeve dhe vlerave ndërkombëtare.

Lajmet e tjera

|