Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Gërvalla: Qytetarët janë kontribues kryesor të liberalizimit të vizave, nxorën vendin nga krimi dhe korrupsioni

Ndaje këtë

Qytetari është kontribuesi kryesor, sepse me vendosmërinë e tij për ta nxjerrë vendin nga moçali i krimit dhe korrupsionit solli edhe progresin e dëshiruar dhe të nevojshëm në liberalizimin e vizave.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, me një ceremoni të shkurtër u shënua liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti dhe zv.Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, uruan qytetarët e Kosovës për këtë të arritur shumë të merituar.

Kryeministri Kurti para mediave dhe të pranishmëve të tjerë tha se “bashkë me këtë proces po forcohet edhe pasaporta e Republikës sonë, me të cilën qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë pa viza në 32 vende më shumë, si forcim i identitetit dhe dinjitetit

tonë si shtet në arenën ndërkombëtare”.

Ministrja Gërvalla vuri në pah sfidat me të cilat janë ballafaquar në vazhdimësi qytetarët e Kosovës për shkak të regjimit të vizave duke theksuar se “secili prej nesh e di sa kohë është humbur në pritje të gjata para ambasadave, sa kohë është humbur edhe në mërgatë, duke siguruar ftesa, fletë garancione dhe burokraci tjera, sa para janë shpenzuar pa nevojë për viza dhe procedura, sa jo dinjitoze kanë qenë pritjet në borë, shi e diell. Por ato kanë marrë fund më ditën e sotme”.

Më tej ajo tha se përveç vizitave familjare, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësi të zgjerojnë fushën e tyre të aktivitetit, të sjellin investime më të mira dhe më të qëndrueshme në Kosovë.

Ministrja Gërvalla deklaroi se “qytetari i Republikës së Kosovës është kontribuesi kryesor për këtë hap që fillon sot, sepse me vendosmërinë e tij për ta nxjerrë vendin nga moçali i krimit dhe korrupsionit solli edhe progresin e dëshiruar dhe të nevojshëm në

liberalizimin e vizave”.

Pas ceremonisë, Kryeministri Kurti dhe Ministrja Gërvalla i uruan rrugë të mbarë për në qytetin e Vjenës 50 qytetarëve, të cilët e fituan këtë mundësi në kuadër të fushatës informuese të liberalizimit të vizave.

Lajmet e tjera

|