Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla merr pjesë në kremtimet e Krishtlindjes në Bazilikën dhe sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan

Ndaje këtë

Me ftesë nga Selia e Shenjtë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, mori pjesë në meshën e Krishtlindjes, që u mbajt të dielën mbrëma në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan dhe në kremten ku Papa Françesku dha mesazhin e tij vjetor të Krishtlindjes “Urbi et Orbi”, që u mbajt sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Nga Selia e Shenjtë në Vatikan, Ministrja Gërvalla ka uruar të gjithë besimtarët katolik, duke i dëshiruar paqe dhe dashuri.

“Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjet nga Basilika e Shën Pjetrit në Vatikan, ku me ftesë të Selisë së Shenjtë morëm pjesë në meshën në vigjilje të Festës së Krishtlindjes. Paqja dhe dashuria mbretërofshin në vendin tonë dhe të gjitha vatrat tona”, tha Ministrja Gërvalla, duke theksuar se ndihet e nderuar, e prekur dhe krenare që ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në kremtimet e Krishtlindjes në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Në mesazhin e tij tradicional të Krishtlindjes në bekimin e mesditës “Urbi et Orbi” në Ditën e Krishtlindjes, Papa Françesku, bëri thirrje që

Krishtlindja të sjellë paqe në gjithë botën dhe ta kthejë pikëllimin në gëzim dhe gjithashtu të ndalet dhuna dhe të ndihmohen të gjithë ata që vuajnë.

Lajmet e tjera

|