Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Koordinimi i hapave për finalizimin e procesit të heqjes së vizave në qendër të takimit të ministres Gërvalla me Ambasadoren e Izraelit, Ziv

Ndaje këtë

Përfundimi i procesit të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës nga Izraeli, situata në Izrael dhe në Lindjen e Mesme si dhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ishin temat kyçe të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla pati me ambasadoren e Izraelit, Tammy Ziv.

Pas pajtueshmërisë së arritur mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, Ministrja Gërvalla falënderoi Ambasadoren Ziv për këtë hap, i cili do të ndikojë në lidhjen më të fortë të dy shteteve tona dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Ministrja Gërvalla dhe Ambasadorja Ziv folën edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në ekonomi, arsim dhe fusha tjera me interes të përbashkët.

Lajmet e tjera

|