Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Mbretëria e Bashkuar ritheksoi përkrahjen e qëndrueshme për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës

Ndaje këtë

“Është vizita e parë e imja kjo në Kosovë si Sekretar Shteti për Punë të Jashtme. Mbretëria e Bashkuar është mbështetëse e madhe e Pavarësisë, sovranitetit dhe do të ndihmojë në sjelljen e njohjeve të reja për Kosovën”, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lordi David Cameron pas takimit me Zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës së tij të parë jashtë vendit për vitin 2024, duke shtuar më tej se “Britania e madhe, përveç rolit të rëndësishëm që luan në KFOR, trajnon dhe mbështet forcat e armatosura (… të Kosovës) dhe kontribuon në suksesin e tyre edhe përmes trajnimeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë këtij takimi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka njoftuar kryediplomatin britanik rreth progresit dhe zhvillimit të jashtëzakonshëm të Kosovës në fusha të ndryshme, e sidomos në atë të sundimit të ligjit, dhe forcimit të demokracisë në vend gjatë vitit 2023, duke vënë në pah në të njëjtën kohë sfidat e rënda me të cilat u përball shteti i Kosovës duke përfshi sulmin e 24 shtatorit, pas të cilit Mbretëria e Bashkuar reagoi menjëherë dhe me vendosmëri duke dërguar trupa shtesë.

“Mbretëria e Bashkuar për Kosovën është një partner i veçantë strategjik si në marrëdhëniet tona bilaterale, ashtu edhe multilaterale. Në këtë kontekst e falënderova Lordin Cameron për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar Ministrja Gërvalla.

Ajo më tej vlerësoi se Mbretëria e Bashkuar për Kosovën është partner tejet i rëndësishëm brenda NATO-s, pra aty ku Kosova e sheh veten pjesë të synimeve strategjike dhe përcaktimeve parimore të kësaj organizate.

Nga ana tjetër Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lordi David Cameron ka falënderuar Ministren Gërvalla për mikpritjen dhe shprehu mbështetjen e palëkundur të shtetit britanik ndaj Kosovës.

Tutje Lordi Cameron deklaroi që me Ministren Gërvalla diskutuan për sigurinë, rritjen ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e shtetit, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar është mbështetëse e madhe e Pavarësisë, sovranitetit dhe do të ndihmojë në sjelljen e njohjeve të reja për Kosovën.

Pas takimit me Ministren Gërvalla Lordi Cameron ka vazhduar në takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmet e tjera

|