Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla do të bashkëbisedojë me mërgatën në Gjermani

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, do të zhvillojë një bashkëbisedim me mërgatën në Gjermani.

Qëllimi i këtij bashkëbisedimi do të jetë situata aktuale në Kosovë, regjistrimi i mërgatës, mësimi plotësues në gjuhën shqipe, votimi në Ambasada dhe Konsullata, rikthimi i nënshtetësisë së Republikës së Kosovës dhe tema të tjera.

Takimi do të mbahet të dielën, më datë 17 mars, 2024 në ora 14:00 në adresën si më poshtë:

Liederhalle (Silcher Saal), Berliner PL, 70174, Stuttgart.

Lajmet e tjera

|