Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla në bashkëbisedim me studentë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Ndaje këtë

Me ftesë të Universitetit të Gjakovës, “Fehmi Agani”, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka mbajtur sot një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, me temë “Kosova: Sfidat, mundësitë dhe vizioni për të ardhmen”.

Këtij bashkëbisedimi i parapriu një takim me rektorin e këtij universiteti, Dr. Drilon Bunjaku, prorektorët si dhe dekanin e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Dr. Ferdi Kamberi, ku u diskutua rreth bashkëpunimit në shkëmbimin e stafit akademik me shtetet evropiane, ku Ministrja Gërvalla ofroi mbështetjen e saj.

Para studentëve Ministrja Gërvalla foli rreth kontributit dhe sakrificës së gjeneratave të shumta për çlirimin e vendit, duke përfshirë edhe studentët, demonstratat e tyre dhe luftën për çlirim duke theksuar se gjithë ajo punë, sakrificë dikur, duhet të shërbejë sot shembull që të rinjtë tanë të punojnë pa u ndalur në fuqizimin dhe zhvillimin e vendit.

Tutje Ministrja Gërvalla foli edhe për sfidat e shumta me të cilat është përballur Kosova gjatë viteve duke u nisur nga imazhi i keq në botë, keq-qeverisja, korrupsioni, nepotizmi duke listuar më tej të arriturat e qeverisjes aktuale si në sundimin e ligjit, shtrirjen e sovranitetit në gjithë vendin, zhvillimin ekonomik si dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Rinia, potenciali i jashtëzakonshëm i tyre, shkathtësitë në njohuri digjitale, programet e qeverisë për punësimin e të rinjve si dhe vizioni për të ardhmen ishin çështjet tjera që u diskutuan gjatë bashkëbisedimit dhe ku studentët shprehën pikëpamjet e tyre për zhvillimin e shtetit në sektorë të ndryshëm si dhe shtruan për diskutim çështje me interes publik përmes pyetjeve dhe komenteve.

Lajmet e tjera

|