Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla në “Medica Gjakova”

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, zhvilloi sot një takim me organizatën joqeveritare “Medica Gjakova”, të udhëhequr nga znj. Mirlinda Sada. Kjo organizatë ka për qëllim përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik të grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë si dhe integrimin e tyre në të gjitha aspektet e jetës shoqërore.

Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla, shprehu mirënjohjen ndaj udhëheqësve të kësaj organizate për kontributin e tyre në mbështetje të grave viktima të dhunës në baza gjinore, luftimin e stigmatizimit dhe fuqizimin e tyre në shoqëri.

Biseda u përqendrua në sfidat dhe kërkesat konkrete, për të cilat Ministrja Gërvalla ofroi mbështetje konkrete institucionale, për të ndikuar pozitivisht në fuqizimin e tyre ekonomik dhe shoqëror.

Përfaqësueset e “Medica Gjakova” falënderuan Ministren Gërvalla për vizitën dhe shpalosën para saj një sërë vështirësish dhe sfida administrative, ligjore, shëndetësore dhe praktike me të cilat ballafaqohen, integrimin dhe fuqizimin e të mbijetuarave të dhunës në baza gjinore.

Lajmet e tjera

|