Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla në vizitë pune në Gjermani, takon deputetin Roderich Kiesewetter

Ndaje këtë

Në kuadër të një vizite pune që sot ka nisur në Gjermani, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka takuar deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Roderich Kiesewetter, me të cilin kanë diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në Kosovë pas 24 shtatorit të vitit të kaluar, masat e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE.

Me deputetin gjerman, Kiesewetter, Ministrja Gërvalla foli edhe për progresin e dukshëm në ekonomi, sundim të ligjit dhe forcim të demokracisë në Republikën e Kosovës.

Ministrja Gërvalla ka falënderuar deputetin gjerman, Roderich Kiesewetter për qëndrimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës.

Kjo vizitë pune e Ministres Gërvalla në Berlin është një mundësi e mirë e koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve dhe politikave me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme gjermane.

Lajmet e tjera

|