Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla para studentëve në Salzburg, prezanton qeverisjen e mirë dhe potencialet e Kosovës

Ndaje këtë

Me ftesë të studentëve të Universitetit të Salzburgut, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, mbajti një diskutim të hapur me studentë dhe profesorë, të moderuar nga Këshilltari i IRE-Policy, z. Stefan Haböck dhe z. Arbër Thaçi nga Universiteti i Salzburgut.

Para audiencës, Ministrja Gërvalla prezantoi sukseset e arritura në Republikën e Kosovës në qeverisje të mirë, zhvillim të demokracisë, sundim të ligjit dhe rritje ekonomike si dhe u përgjigj në pyetjet e pjesëmarrësve të cilët ishin të interesuar që të mësojnë më shumë për Kosovën, përtej asaj që kanë dëgjuar apo lexuar nga mediat.

Tutje Ministrja Gërvalla foli për aspektin e sigurisë në Kosovë, duke i njoftuar në detaje të pranishmit rreth sulmit në Banjskë, sulmet ndaj KFOR-it, kërcënimet dhe shantazhet kundër qytetarëve serb në veri nga grupe të caktuara ilegale si dhe menaxhimin efikas dhe profesional të situatës në veri nga Policia e Kosovës.

Studentët dhe profesorët shprehën interesimin e tyre edhe për qendrimet e Ministres Gërvalla rreth rezultateve të pritshme të Konferencës së Sigurisë në Mynih, agresionin rus në Ukrainë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Lajmet e tjera

|