Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, fillon vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

Ndaje këtë

Zëvendësministri Ahmeti, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës, z.Ilir Kapiti, u prit në takim nga delegati i Britanisë së Madhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. David Morris, ku u diskutua mbi zhvillimet në rajonin e Evropës Juglindore dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Zëvendësministri Ahmeti, theksoi arritjet e vendit në demokraci, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Ai njoftoi z. Morris mbi raportin pozitiv të Juristëve Eminent dhe nevojën e anëtarësimit të shpejtë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në fund, zëvendësministri Ahmeti, e falenderoi z.Morris për mbështetjen e përhershme dhe të fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Kosovës.

Lajmet e tjera

|