Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takon Ambasadorin Japonez, nis lëshimi i vizave në Prishtinë, nga 24 marsi pa viza për pasaportat diplomatike dhe zyrtare

Ndaje këtë

Ambasada e Japonisë ka nisur sot me lëshimin në Prishtinë të vizave, duke lehtësuar kështu dukshëm udhëtimin e qytetarëve të Kosovës në Japoni. Ndërsa nga 24 marsi i këtij viti, poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të mund të udhëtojnë pa viza në Japoni.

Kjo u konfirmua në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla bashkë me Zv.Ministrin, z. Kreshnik Ahmeti patën me ambasadorin e Japonisë në Kosovë, z. Ryuta Mizuuchi dhe të ngarkuarin me punë, z. Keisuke Yamanaka.

Thellimi i marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi në ekonomi, shkëmbime tregtare, sport dhe mbështetje në proceset integruese euroatlantike ishin çështjet me më prioritet të diskutuara gjatë këtij takimi.

Lajmet e tjera

|