Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Republika e Kosovës fillon rrugëtimin e saj si anëtare e re e Open Government Partnership – OGP

Ndaje këtë

Me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, në Samitin e tetë të 75 vendeve anëtare dhe 104 organizatave të shoqërisë civile, që po mbahet në Talin të Estonisë, Kosova filloi rrugëtimin e saj si anëtare e re e OGP.

Në hapje të Samitit, Kryeministri Kurti iu adresua pjesëmarrësve duke thënë se “Aktivizmi politik më ka mësuar se fuqia e ndryshimit qëndron në duart e qytetarëve. Si lider i tyre, jam i angazhuar që zëri i tyre jo vetëm të dëgjohet por edhe të përfshihet në qeverisje”. Përveç Kryeministrit Kurti, pjesëmarrësve iu drejtuan edhe Kryeministrja estoneze Kaja Kallas, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, Presdenti i Malawit Lazarus Chakwera, Presidenti i Republikës Domenikane,  Luis Abinader dhe Sekretari i OGP, Sanjay Pradhan.

Kjo është organizata e dytë ndërkombëtare ku Kosova anëtarësohet në vitin 2023, pas anëtarësimit në ICMP në muajin korrik, përderisa procesi i anëtarësimit në Këshillit e Evropës po vazhdon me sukses.

Lajmet e tjera

|