Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës shpall thirrjen për aplikim në Programin për Diplomaci Qytetare (CDF) 2023-2024

Ndaje këtë
cdfellowship-application-is-open

PRISHTINË, 18 gusht 2023 – Si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për të forcuar lidhjet midis diasporës dhe Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me krenari hapë thirrjen për aplikimin për Programin për Diplomaci Qytetare për kohorten e dytë (2023-2024).

Objektivi kryesor i këtij programi është të rrisë lidhjen midis diasporës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky program u ofron profesionistëve nga diaspora mundësinë unike që të angazhohen drejtpërdrejt në institucionet publike të vendit për një kohëzgjatje deri në dhjetë muaj. 

Kontributi i tyre do të luajë një rol kyç në zhvillimin e vendit, duke forcuar më tej diplomacinë qytetare dhe rolin e diasporës në zhvillimin e mëtutjeshëm të diplomacisë së Republikës së Kosovës. 

Për të realizuar këtë vizion, Ministria ka ndarë fonde për:

  • bursë individuale në vlerë prej 10,000.00 (dhjetë mijë) euro për secilin kandidat të suksesshëm, i cili bëhet pjesë e programit për dhjetë (10) muaj;
  • një biletë kthyese aeroplani për/nga Republika e Kosovës;
  • zhvillimin e kompetencës dhe ndërgjegjësimit ndërkulturor; 
  • aktivitete dhe vizita studimore nëpër Kosovë;

Zbatimi i këtij programi thekson përkushtimin e Republikës së Kosovës për të përmbushur  zotimet e Qeverisë për përfshirjen sa më të madhe të diasporës në politikëbërje, në transferim të dijes dhe të përvojës, si dhe bazohet në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2021 – 2025, pika 2.17.5 – rritja e rolit të mërgatës në zhvillimin dhe në promovimin e vendit.  

Për informata më të detajuara dhe qasje në dokumentin e thirrjes së hapur ju lutem klikoni këtu

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë përmes www.cdfellowship.com, duke iu përmbajtur kritereve dhe udhëzimeve të caktuara.

Lajmet e tjera

|