Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti viziton investimin e shtetasit të Republikës së Kosovës në Greqi

Ndaje këtë

Zëvendësministri Ahmeti, së bashku me delegacionin nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, vizitoi investimin e shtetasit të Republikës së Kosovës, z. Adrian Zylfiu, në Selanik.

Hoteli “Vanoro”, investim i z. Zylfiu, është një ndër hotelet më prestigjioze në qendrën e Selanikut. Ai e ka realizuar këtë investim në vitin 2021 dhe tashmë ka etabluar biznesin e tij si një destinacion atraktiv për turistët nga të gjitha vendet e botës.

Ky investim i suksesshëm është njëra ndër shenjat e qarta të zhvillimit përmbajtjesor të raporteve ekonomike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë.

Përgjatë vizitës së tij në Greqi, zëvendësministri Ahmeti diskutoi me homologun e tij grek për hapjen e mundësive të reja të bashkëveprimit të bizneseve nga Kosova dhe atyre greke. Njëra nga platformat e realizimit të këtyre mundësive është edhe Forumi Ekonomik me biznese nga Kosova dhe Greqia, i cili këtë vit do të organizohet në Prishtinë.

Lajmet e tjera

|