Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, përmbylli vizitën zyrtare ne Arabinë Saudite

Ndaje këtë

Gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Arabinë Saudite, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, u prit në takim nga ministri i Transportit dhe Logjistikës, z. Saleh bin Nasser bin Alali Aljasser.

Në takim u bisedua për raportet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe mundësitë për rritjen e bashkëpunimit. Palët u pajtuan që të fillojnë procedurat për lidhjen e marrëveshjes në fushën e aviacionit civil, e cila do të lehtësonte udhëtimet e qytetarëve mes Prishtinës dhe qyeteteve të ndryshme të Arabisë Saudite.

Poashtu, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, u takua me kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë – Arabi Saudite, z. Khaled Mohammed Albawardi. Në takim u bisedua për zhvillimet ekonomike e të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës dhe për rritjen e bashkëpunimit parlamentar mes të dyja vendeve. Grupi i Miqësisë e mirëpriti ftesën për vizitë në Kosovë.

Në takimin e radhës, zëvendësministri Ahmeti u prit nga zëvendësministri për Punë të Jashtme të Jemenit, nga i cili u informua në detaje mbi kontekstin historik dhe zhvillimet e fundit në Jemen. Të dy zëvendësministrat shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

Ndërsa, në takim me drejtorin e Fondit Saudit për Zhvillim, z. Sultan Abdulrahman Al-Marshad, u diskutua mbi projektet aktuale infrastrukturore rrugore, projektet e ardhshme të infrastrukturës sportive dhe investimet në energjinë e ripërtëritshme. Në takim kishte dakordim për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit aktual.

Lajmet e tjera

|