Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti, po qëndron për vizitë pune në Strasburg në kuadër të punimeve të sesionit dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Ndaje këtë

Në ditën e parë të vizitës së tij, në takime të ndara, Zëvendësministri Ahmeti takoi shefat e Sekretariateve të tri Komiteteve relevante për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë takimeve u bisedua lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në KiE, respektivisht mbi hartimin e opinionit nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci dhe dhënien e mendimit nga dy komitetet e tjera. Përfaqësuesit e të tre komiteteve u njoftuan me hapat konkret që Qeveria jonë ka ndërmarrë që nga vizita e raportueseve në Kosovë dhe publikimi i raportit të juristeve eminentë, në funksion të konsolidimit të demokracisë, forcimit të shtetit ligjor si dhe avancimit të lirive dhe të drejtave të njeriut në vend.

Në kuadër të kësaj vizite, Zëvendësministri Ahmeti u prit në takim edhe nga Ambasadorja e Holandës në KiE, znj. Tanja Gonggrijp, e cila njëherit udhëheq Komitetin e Palëve të Konventës së Stambollit. Me znj. Gonggrijp u diskutua mbi rëndësinë që Kosova i ka dhënë kësaj Konvente, duke e inkorporuar në Kushtetutën e saj si dhe mbi përkushtimin institucional të Kosovës për eliminimin e dhunës ndaj gruas dhe dhunës në familje.

Në përmbyllje të ditës së parë të vizitës në Strasburg, Zëvendësministri Ahmeti takoi znj. Livia Stoica Becht, Sekretare Ekzekutive e GRECO-s, me të cilën u bisedua mbi bashkëpunimin në fushën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duke e falënderuar për ndihmën e dhënë institucioneve përmes projekteve të implementuara në Kosovë, Zëvendësministri Ahmeti e siguroi znj. Becht se lufta e pa kompromis e këtyre fenomeneve negative qëndron lartë në agjendën qeveritare.

Në margjinat e vizitës, me ftesë të Ambasadores së Holandës në KiE, Zëvendësministri Ahmeti mori pjese në pritjen e organizuar me rastin e përfundimit të mandatit të Presidentit të deritanishëm të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, z. Tiny Kox.

Përgjatë dy ditëve të tjera të vizitës në Strasburg, Zëvendësministri Ahmeti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca, dhe delegacionin e Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pritet të takojnë autoritete të larta të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, përfaqësues të grupeve politike dhe delegacione parlamentare të shteteve anëtare të KiE-së.

Lajmet e tjera

|