Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja e punëve të jashtme dhe diasporës, Liza Gashi priti sot në një takim homolgun e saj nga Shqipëria, Besart Kadia

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e punëve të jashtme dhe diasporës, Liza Gashi priti sot në një takim homolgun e saj nga Shqipëria, z. Besart Kadia me të cilin diskutoi për bashkërendimin e aktiviteteve diplomatike, me theks tek bashkëpunimi për Diplomacinë Ekonomike, Publike dhe atë të Diasporës.

Zëvendësministrja Gashi e falënderoi homologun e saj shqiptar për vizitën, duke vlerësuar bashkëpunimin e dyanshëm në shumë fusha të interesit të përbashkët si dhe për nivelin e shkëlqyeshëm të marrëdhënieve që keto dy vende kanë ndërtuar ndër vite, duke potencuar ndër të tjerash rëndësinë e implementimit me sukses të 184 marrëveshjeve në mes dy vendeve.

Pas përfundimit të takimit dypalësh, Zëvendësministrat znj. Gashi dhe z. Kadia, të shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, realizuan një bashkëbisedimin me bizneset e Kosovës dhe ato të Shqipërisë në ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës.

Lajmet e tjera

|