Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Kufijtë e lirisë së shprehjes”

Ndaje këtë

Prishtinë, 8 shkurt 2024 – Zëvendësministrja e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Kufijtë e lirisë së shprehjes”, me rastin e 25 vjetorit të themelimit të agjencisë së lajmeve Kosova Press.

Me këtë rast, zëvendësministrja Gashi theksoi rolin e rëndësishëm të mediave gjatë periudhës se luftës në Kosovë, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të agjencisë së lajmeve Kosova Press, në informimin e drejtë të qytetarëve si burim i besueshëm informacioni.

“Në janar të vitit 1999, në sfondin e luftës në Kosovë dhe ndër kohët më të vështira për vendin dhe popullin tonë, Kosova Press u ngrit si një kampion i së vërtetës dhe një simbol i rezistencës së popullit të Kosovës. Në 25 vitet e fundit, ndërsa Kosova ka naviguar kompleksitetet e çlirimit, procesin e shtet-ndërtimit dhe demokratizimit Kosova Press ka mbetur partner i palëkundur në këtë rrugëtim. Unë vetëm mund të imagjinoj, që sfidat tuaja të brendshme, kanë reflektuar edhe ato të vendit tonë, gjë që bën këtë përvjetor akoma më të rëndësishëm për të gjithë ne”, ka thënë zv. ministrja Gashi.

Në adresimin e saj para të pranishmëve, Zëvendësministrja Gashi tha se Kosova Press ka evoluar në një agjenci serioze mediatike, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj dhe se pavarësisht të gjitha sfidave që gazetarët janë përballuar gjatë viteve, kjo agjenci ka mbetur e përkushtuar për parimet e gazetarisë së pavarur dhe për misionin e saj të dhënies së informacionit të saktë dhe të besueshëm për popullin e Kosoëvs.

Ndër të tjera zv. ministrja Gashi vlerësoi se arti i komunikimit të së vërtetës në një mënyrë që informon dhe frymëzon nuk është një gjë e vogël, teksa theksoi se kjo agjenci ka zotëruar me efektivitet këtë fuqi, duke e përdorur për të formësuar diskursin publik dhe për të mbajtur përgjegjës ata në pushtet. “Unë besoj me ngulm se një qeveri është aq e mirë sa mediat e saj të pavarura”, tha zëvendësministrja Gashi.

Në vazhdim, ajo përmendi edhe çështjen e dezinformimit, dukuri e përhapur gjithandej dhe përballja me të cilën vazhdon të mbetet sfidë. “Kosova sot ballafaqohet me sfida serioze në luftën kundër fushatave të dezinformimit, që synojnë të dobësojnë demokracinë tonë dhe të ndalojnë progresin tonë. Prandaj, është tani më e rëndësishme se kurrë që të mbështesim median e pavarur. Ndërsa reflektojmë në udhëtimin e Kosova Press në 25 vitet e fundit, ju ftoj të gjithë ju bashkoheni me mua në ripërtëritjen e angazhimit për të mbështetur median e pavarur si një gur themel i demokracisë”, ka thënë zv. ministrja Gashi.

Lajmet e tjera

|