Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi priti në aeroport ministrin çek për Çështje Evropiane, Martin Dvorak

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka pritur sot në aeroportin e Prishtinës, ministrin çek për Çështje Evropiane, Martin Dvorak.

Zëvendësministrja Gashi i uroi mirëseardhje ministrit Dvorak si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen të cilën Çekia i ka ofruar Kosovës në vazhdimësi, veçanërisht në avancimin e agjendës integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ministri Dvorak, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës, do të ketë takime me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi

Lajmet e tjera

|