Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi priti në takim studentët nga Universiteti i Vjenës

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka takuar sot për një bashkëbisedim një grup studentësh të Universitetit të Vjenës nga 19 shtete të ndryshme të botës, të cilët janë duke e zhvilluar një vizitë studimore në Kosovë.

Zëvendësministrja Gashi i falënderoi studentët të cilët kanë zgjedhur Kosovën si destinacion për ta realizuar këtë vizitë studimore dhe interesimit që kanë shfaqur për vendin tonë.

Gjatë bashkëbisedimit zëvendësministrja Gashi fillimisht i informoi studentët me rrugëtimin dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar populli i Kosovës deri në konsolidimin e shtetit. Gashi vuri në pah edhe progresin të cilin e ka arritur Kosova ndër vite, marrëdhëniet e mira bilaterale me partnerët tanë si dhe diskutoi për prioritetet dhe orientimin strategjik të Republikës së Kosovës për integrim në strukturat euroatlantike dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Ndër të tjera, zëvendësministrja Gashi para studentëve, foli edhe për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë situatën e sigurisë, të drejtat dhe integrimin e komuniteteve në institucionet e vendit, bashkëjetesën fetare si dhe vlerësimet e organizatave ndërkombëtare të cilat e kanë renditur Kosovën si vendin më demokratik në rajon.

Ajo gjithashtu iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të cilët i drejtuan studentët.

Lajmet e tjera

|