Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takon homologen nga Monako, konfirmon përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin

Ndaje këtë

Në kuadër të vizitës dy ditore në Principatën e Monakos, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla është pritur nga homologia e saj, Ministrja e Punëve të Jashtme e Principatës së Monakos, znj. Isabelle Berro-Amadei.

Në atmosferë tejet miqësore u diskutuan tema të ndryshme me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare, forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral, zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, shkëmbimin e përvojave në diplomacinë publike etj.

Gjatë takimit Ministrja Gërvalla njoftoi homologen e saj, Berro-Amadei edhe për situatën e sigurisë në Kosovë pas sulmit të Serbisë në Banjskë dhe rreziqet që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Tutje Ministrja Gërvalla falënderoi Principatën e Monakos për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit, në fushën e telekomunikimit, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, mbështetje për Kosovën në fitimin e së drejtës për të organizuar Lojërat Mesdhetare 2030, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA si dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Ministrja Gërvalla falënderoi Ministren Berro-Amadei për mikpritjen e përzemërt dhe e ftoi të vizitojë Republikën e Kosovës.

Lajmet e tjera

|